Rutina e lëkurës së yndyrshme, ja si ta trajtoni

Qëllimi kryesor i kujdesit të lëkurës së yndyrshme është të largohet sebumi i tepërt nga lëkura. Një nga gabimet më të zakonshme është larja e shpeshtë e lëkurës dhe largimi i tërësishëm i yndyrës. Kujdesi ndaj lëkurës së yndyrshme nuk nënkupton eliminimin e tërësishëm të yndyrës, nëse e bëni lëkurën të thatë duke përdorur sapun të ashpër dhe pastrues të fytyrës atëherë lëkura do të prodhojë edhe më shumë yndyrë.

Rutina e kujdesit të lëkurës së yndyrshme: Pastrues Filloni me pastrues, mirëpo mos harroni se jo të gjithë pastruesit funskionojnë. Zgjedheni një pastrues që përmban acid salicilik, e redukton prodhimin e tepërt të sebumit. Pastrimi duhet të bëhet dy herë në dite. Shumica e prodhimeve për lëkurë të yndyrshme janë pa yndyrë, mirëpo bëni mirë të kontrolloni përbërësit para se të bleni prodhimin.

Mos bleni prodhime të tilla në të cilat shkruan “ për të gjitha llojet e lëkurës”, në vend të kësa zgjedheni një që është ekskluzivisht për lëkurë të yndyrshme.

Toneri: Nëse lëkura juaj është tepër e yndyrshme, toneri juaj mund të përmbajë alkool. Tonimi është hapi i dytë në rutinën e kujdesit të lëkurës, d.t.th pas pastrimit vjen ajo. Teprimi në përdorimin e alkoolot mund të dehidrojë lëkurën me çka ajo prodhon më tepër yndyrë. Lageni një topth pambuku me toner dhe përshkojeni fytyrën, lereni të thahet nga ajri para se të aplikoni hidratues.

Hidratuesit mesatarë: Shkalla e yndyrshmërisë së lëkurës suaj e determinon në qoftë se keni nevojë për hidratues. Nëse vendosni të oërfshini edhe hidratues, bëhuni të sigurtë që të jetë pa vajëra, pa dyll, pa lipid dhe pa komedogenikë.

Maska e fytyrës: Përdorni domate, limon, jogurt dhe baltë të paktën dy herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button