Sot seanca e rregullt e Kuvendit, në rend të ditës 20 pikë

Sot Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë të rregullt, në të cilën për shqyrtim nçë rend të ditës ka 20 pikë.

Kuvendi, sipas një paralajmërimi më të hershëm, do të mblidhet edhe një herë gjatë këtij muaji, raporton Koha.net.

Sipas paralajmërimit, në mbledhjen e sotme, e cila fillon në orën dhjetë, përveç pikave të rëndomta, si: 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe 2. Koha për pyetje parlamentare, do jenë edhe këto pika:

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e
Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
5. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-064 për patentë shofer (Raporti i
Komisionit është shpërndarë më 26.04.2016),
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-55 për Auditorin e Përgjithshëm dhe
Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,
8. Votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
9. Votimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen
e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së
fituar me vepër penale,
10. Votimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini
dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin
Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
11. Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-96 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit,
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për
emërimin e anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
14. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit për
Ankesa të Mediave,
15. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015,
16. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale për vitin 2015,
17. Shqyrtimi i Raportit financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
18. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2015,
19. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015,
20. Shqyrtimi i Raportit të punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

Nëse opozita respekton deklarimet e mëhershme se do të bojkotojë seancat e Kuvendit, përveç në rastet e veçanta, atëherë nuk pritet pjesëmarrja e saj as në këtë mbledhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button