Institucionet shtetërore si gjenerator krizash

Në Republikën e Maqedonisë institucionet shtetërore shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë burim respektivisht gjenerator të krizave etnike me pasoja shumë të rënda për qytetarët e vendit dhe për vetë shtetin.

Kostoja e këtyre krizave në të shumtën e rasteve përveç dëmeve në sferën ekonomike, në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore,në ngecjen e rrugëtimit euroatlantik të shtetit kishte edhe çmimin me jetë njerëzish dhe cdo humbje jete në baza etnike përfundonte dhe do të përfundoj me rezultate të plasaritjes serioze të themeleve shtetërore. Kjo praktik krizash filloi qysh në fillimet e para të pavarësisë së Maqedonisë më konkretisht me bojkotimin e Referendumit të vitit 1991 nga ana e qytetarëve shqiptarë ,bojkotim i cili më vonë tregoi se shqiptarët e kishin me të drejtë bojkotin sepse çdo kërkesë e shqiptarëve të vendit  për avancimin e çështjes shqiptare u refuzua kategorikisht, një praktik e tillë e injorimit të kërkesave të qytetarëve të vetë nga institucionet shtetërore vazhdoi në formë serike me vite tëra edhe nga institucionet e tjera që prodhon kriza të skajshme me pasoja nga më ekstremet qysh me ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992 ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë dhe shumë të tjerëe u burgosën, ngjarjet e Gostivarit të vitit 1997 ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë, shumë të plagosur dhe mijëra të tjerë të burgosur ,kjo praktik institucionale ka arritur kulmin në Luftën e vitit 2001 ku si burim kryesor në atë kohë ishte Preambula e shtetit.

Mirëpo, ngjarje të tilla vazhduan të praktikohen edhe pas Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve Kushtetuese në vend edhe atë duke filluar qysh në vitin 2003 me ngjarjet e Sopotit ku institucionet shtetërore insistonin që qytetarët shqiptarë ti paraqitnin si terrorist me bindje anti-erupiane,ngjarja e Brodecit, ngjarja e Monstres ku qëllimi përsëri ishte paraqitja e një pjese të qytetarëve si terrorist por tani jo terrorist etnik por si terrorist islamik, dhe e fundit ngjarjet e Kumanovës. Të gjitha këto ishin kriza në baza etnike dhe të gjitha këto kontribuan në thellimin e ndasive brenda qytetarëve të të njëjtit shtet.

Mirëpo, gjeneratorët e krizave politike në vend për dallim nga praktika recidiviste e deritanishme e tyre  ndërruan kurs dhe tani avancuan edhe një hap më tej duke e krijuar një precedencë të ri  politik respektivisht duke prodhuar kriz të re politike ndaj të gjithë qytetarëve të shtetit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike,fetare,etj.

Kontribut të pazëvendësueshëm në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore kishte vendimi i Presidentit të shtetit sa i përket abolimit që iu dha të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

I ashtuquajturi President i shtetit i cili asnjëherë nuk ishte figurë uniteti por që në mandatin e tij të parë ishte figurë përçarëse sepse është President i cili fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale në të dy mandatet e tij e zhvilloi vetëm në vendbanimet e banuara nga komuniteti maqedonas dhe në të dy mandatet e tij si gjatë fushatës zgjedhore edhe në ate të ushtrimit të detyrës së Presidentit asnjëherë këmba e tij nuk shkeli edhe në vendbanimet e banuara nga shqiptarët apo komunitetet e tjera në përgjithësi.

Presidenti i shtetit duke keqpërdorur detyrën zyrtare të tij, duke anashkaluar Komision për falje mori vendimin për abolimin e zyrtarëve shtetëror të dyshuar për vepra të ndryshme penale në momentin më të papërshtatshëm të vendit, vendim ky që prodhoi precedent të ri politik jo vetëm në vend por në mbarë Europën.

Shumica dërmuese e qytetarëve të vendit dhe gati se njëzëri i gjithë faktori ndërkombëtar me automatizëm dolën kundër vendimit të Presidentit për falje.

Me këtë vendim të Presidentit edhe njëherë shkurtë dhe qartë u dëshmua dhe u vërtetua se Institucionet e Maqedonisë edhe pas 25 viteve demokraci vazhdojnë të jenë gjenerator krizash në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button