Merlin Monro dhe femra shqiptare!

“Merlin Morno Rrinte me orë të terra përpara pasqyrës, jo për të thënë vetes se sa e bukur ishte, por për të krijuar imazhin e dëshiruar të bukurisë së saj në mëndjen e njerzëve. Femra shqiptare është më shume se sa e bukur, nje imazh mediatik, një imazh sfilitës, grotesk. Femra shqiptare sot ballafaqohet akoma me imazhin e patriarkalitetit, pra me komplektin e inferioritetit. Femra shqiptare po bën zë duke dashur të krijoj një sensibilizim për të drejtat e saja në shoqëri. Po kush ia ndalon? Kush ia mohon? Kushtetuta e Shqipërise? Edi Rama? Rudina Xhunga? Rudina është femra e vetme që krijon imazhin e një femre mbarëshqiptare, që sa herë cënohet e drejta e femrës, si në politikë, si në ambientet e punës, si në fshat, ajo e ngre zërin, po për kë? Femrat shqiptare akoma janë të margjinalizuara nga konturet e pushtetit shqiptar, akoma nuk i është dhënë akoma femrës e drejta për të qenë vetja, për të pas lirinë e saj të behet atë që do në jetë.

Merlin Monro thoshte se çdo femër duhet të mësohet me idene se ajo është e bukur që në fëmijëri. Femrave shqiptare u është instaluar në mendjen e tyre se sa janë të bukura, por nuk u është instaluar se cilat janë të drejtat e tyre, se çdo të thotë të jesh femër e lirë në kontekstin e kulturës shqiptare. Se çdo të thotë të kesh autonomi dhe integritet personal. Sepse e bukur, e famshme, është ideali tipik që shumica e vajzave kërkojnë të ndërtojnë permes këngeve dhe veshjeve të çveshura.

Çfarë i duhet femrës shqiptare, fama e Era Istrefit në europë, prapanica e Kallashit në Kosovë, dashnorët e Xhesikës, apo virgjiniteti i Encës?? Femrës shqiptare i duhet një dinjitet që i ka munguar. Femrës shqiptare i duhet nje kauzë me të madhe. Femra shqiptare duhet të qëndroj para pasqyrës me orë të tëra dhe ti thotë vetes se sa vlen, të mendoj rreth potencialeve të veta, përpara se të kërkojë mundësitë jashtë, le të shikoj se si mund të kontribuojë për veten në raport me shoqërinë. Dhe së fundi doja ta mbyll këtë shkrim me një thënie të Merlinit, ku thotë se çdo femër do të ndëgjoj nga dikush. çdo ditë se ajo është më ndryshe seç ka qënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button