Forma e flokut të femrës dhe vetëbesimi i saj…

Kur femrat janë të dëshpëruara kanë tendenca të hajnë më shumë apo të bëjnë më shumë shoping, mirëpo njëra nga gjërat që bëjnë është edhe ndryshimi i stilit të flokëve. Studimet tregojnë se kjo gjë ndihmon në ngritjen e vetëbesimit.

Gjëja e parë që duhet ta dini është forma e fytyrës suaj
Lidhini flokët dhe qëndroni para pasqyrës të shihni nëse fytyra juaj është e rrumbullakët, katrore, e gjatë, ovale, trekëndësh apo në formë të zemrës. Forma e fytyrës do të përcaktojë se cili stil i flokëve do ju përshtatet më së miri. Forma ideale për të gjitha stilet e flokëve është forma ovale e fytyrës, keni fytyrë ovale nëse fytyra është pak e zgjatur, e gjerë në mollëzat e faqeve dhe vija e nofulës është butësisht e rrumbullakët. Forma e zemrës dhe e trekëndëshit zakonisht është e njejtë mirëpo ndryshon në formën e zemrës të vijës së flokëve në ballë. Forma e rrumbullakët është e gjatë sa është e gjerë në mollëza. Pastaj ajo katrore është më e ngushtë në pjesën e ballit, nofulla është e fortë dhe pjesa më e gjerë e fytyrës. Fytyra e gjatë është e ngushtë në mollëza dhe është më e gjatë se ç`është e gjerë.
1. Fytyra ovale: Jeni më me fat nga të gjithë pasiqë mund të provoni çdo stil të flokëve që dëshironi. Ky lloj i fytyrës është më i lehti dhe i përshtatet të gjitha stileve të flokëve.
2. Fytyra e gjatë: Flokë të gjata deri në supe do e balancojnë fytyrën tuaj, që të zgjeroni fytyrën rrisni vëllimin e flokëve anash. Një “JO” e madhe është qethja e shkurtë, flokët e përdredhura dhe të valëzuara.
3. Fytyra e rrumbullakët: Fokë të jata të shtresuara, pak të valëzuara, anë të mbledhura por të gjata si dhe ballukët janë të përshtatshme për këtë formë. Shmanguni nga balluket e shkurtëra dhe flokë të shkurta deri në mjekër, pasiqë e bëjnë fytyrën tuaj më të gjatë.
4. Fytyrë katrore: Qëllimi është të zbusni vijën e nofullës, andaj provoni stil të flokëve me dredha dhe valë si balluke të imëta. Nëse ju pëlqejnë shtresat, duhet të jenë të gjata sa nofulla juaj. Shmanguni nga qethjet në gjatësinë e nofullës si dhe stilet që theksojnë vijën tuaj të ashpër të nofullës.
5. Formë zemër/trekëndësh: Balluke të mbedhura anash me shtresa nën mjekër dhe gjatësi deri në supe, është ideale.

Rëndësia e stilit të flokëve
Ngritja e atributeve tona fizike mund të kontribuojë në pamjen tonë. Sa më i përshattshëm të jetë stili i flokëve me fytyrën, aq më bukur do të dukemi. Disa njerëz nuk janë të vetëdijshëm për formën e fytyrës dhe stilet e flokëve që ju përshtaten. Edhe pa fustan të ri, aksesor apo grim, faktori që mund bëjë të dukeni mrekullueshëm është stili i flokëve. Stili i flokëve përmirëson pamjen tuaj dhe mund të ketë ndikim në atë se si ju perceptojnë njerëzit tjerë. Zgjedheni stilin më të mirë të flokëve Të përcaktoni cilin stil do e zgjedhni, duhet të merrni në konsideratë formën tuaj të fytyrës si dhe këshillën e stilistit tuaj. Pyesni se çfarë është më mirë për formën tuaj të fytyrës, edhepse ekperimentimi është i mirë, konsideroni atë që ju përshtatet. Mund t`ia shpjegoni stilistit stilin që e dëshiron, pastaj ai/ajo do e përcaktojë se çfarë ju përshtatet dhe ju bën të dukeni mrekullueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button