Kongresmenë amerikanë kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATO

Një grup prej 40 kongresmenëve amerikanë u nënshkruan në letrën, e përgatitur nga kongresmenët Majkëll Taner dhe Eliot Engel, me të cilën kërkohet pranimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO në samitin e ardhshëm në Britani të Madhe në shtator.

Me letrën njëherit kërkohet edhe avancim gjegjësisht hapje e procesit MAP për Bosnjë e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë, si dhe hyrje të Kosovës në programin Partneritet për paqe. Letra është dërguar deri te sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri.

“Me afrimin e samitit të NATO-s në Britani, ju bëjmë thirrje që t’i vazhdoni përpjekejt për zgjerim të jenë prioritet kyç për SHBA-në dhe për Aleancën. Konsiderojmë se SHBA-ja duhet të vazhdojë me bashkëpunim të ngushtë me vendet aspirante Gjeorgjinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, si dhe me vendet e tjera nga Evropa e Mesme dhe Lindore, të cilat kërkojnë marrëdhënie më të afërta me SHBA-në dhe NATO-n. Në 25 vite pas fundit të Luftës së Ftohtë, vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore kërkuan pavarësi, demokraci dhe partneritet me SHBA-në dhe NATO-n. Përmes programeve të ndryshme për bashkëpunim, kryesisht të udhëhequra nga NATO, janë realizuar reforma të rëndësishme dhe është siguruar rritje e madhe ekonomike, menaxhim më i përgjegjshëm dhe qeverisje e të drejtës për miliona europianë, ndërsa gjatë dy dekadave të kaluara fryma e sigurisë kolektive të NATO-s ishte themeli i stabilitetit në rajon. Fuqimisht besojmë se perspektiva e sinqertë për anëtarësim në NATO për këtë grup aktual të vendeve-aspirante në mënyrë plotësuese do t’i përforcojë institucionet dhe vlerat demokratike dhe do ta rrisë stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkruan në letrën e dërguar deri te sekretari Keri.

Kongresmenët e paralajmëruan sekretarin Keri se përvoja me Ukrainën, dhe refuzimi i saj që të nënshkruajë marrëveshje për asociim me ashkimin Evropian dhe largimi nga integrimet e NATO-s, janë përkujtues për rreziqet nga ndërprerja e zgjerimit të Aleancës.

Kongresmenët paralajmërojnë në rreziqet nga presionet ndaj vendeve-aspirante nga ana e “forcave të jashtme të cilat duan ta ndajnë kontinentin dhe ta shkatërrojnë përkushtueshmërinë e vizionit për Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqedashëse”.

“Nëse nuk arrijmë që t’i njohim dhe t’i shpërblejmë përpjekjet e bëra të konsiderueshme, mundet që vendet -aspirante të heqin dorë nga zbatimi i mëtejshëm i reformave demokratike dhe të dobësohet përkushtimi i tyre drejt hyrjes në marrëdhënie partnere me institucionet euroatlantike. Shtetet e Bashkuara të Ametrikës me aleatët tanë  janë para pikës kryesore në të cilën është një aksion i domosdoshëm që të sigurohet relevanca dhe qëndrueshmëria e ardhshme  e NATO-s, shkruhet në letrën që përveç se nga Tarner dhe Engel është nënshkruar nga kongresmenët si Tom Koton, Kendis Miler, Bil Paskrel, Robert Aderholt, Frenk Uolf, Alsi Hejtings dhe kongresmenë të tjerë  pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë midis partisë republikane dhe demokratike.

Grumbullimi i nënshkrimeve është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të përfaqësive diplomatike  të këtyre vendeve dhe shoqatave të shteteve të interesuara. Letra në fund të javës së kaluar u paraqit në Stejt Departamentin Amerikan. Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë e përshëndeti  dërgimin e kësaj përkrahje të hapur për aspirimet e NATO-s  të Maqedonisë drejtuar Stejt Departamentit.

Para pak kohësh senatorë të njohur, si Xhon Mekejn dhe Kristofer Marfi si dhe ish senatori  autoritar Riçard Lugar, dhanë përkrahje për iniciativën që samiti i NATO-s në qytetin britanik Njuport, në shtator, t’i kushtohet edhe zgjerimit.

Seantorët përmendën se në samitin e fundit, ku SHBA-ja ishte  organizatore në Çikago, sekretarja e atëhershme  shtetërore Hilari Klinton paralajmëroi se kaloi një kohë shumë e gjatë  pa  pranimin e anëtareve të reja dhe samiti i ardhshëm  duhet që të jetë samit i zgjerimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button