Nuk do të ketë lajm për “aferën” Obama-Beyonce

Gazeta prestigjioze, The Washington Post, nuk do të publikojë atë që do të ishte “lajm bombastik” rreth ekzistimit të një afere mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe këngëtares Beyonce Knowles.

Mediat franceze kanë raportuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe këngëtarja e suksesshme janë më shumë se miq, ndërsa fotografi Pascal Rotain (i cili është i afërt me ish-Zonjën e Parë të Francës, Carla Bruni) ka deklaruar për Le Figaro se The Washington Post se sot do ta publikojë një lajm rreth ekzistimit të një romance mes tyre.

“Do të dalë nesër (11 shkurt, e martë) në Washington Post… Ju siguroj se bota do të flasë për ta. Nuk duhet ta harrojmë Marilyn (Monroe) ose Monica Lewinsky. Mund të jesh presidenti i superfuqisë më ta madhe në botë – por kjo nuk të bën më pak mashkull”, citohet të ketë thënë Rotain.

Megjithatë, një zëdhënës i gazetës ka mohuar përmes një e-maili dërguar Poynter.com. “Nuk është aspak e vërtetë”, ka shkruar ai.

Kohët e fundit ka pasur shpeshherë spekulime për ekzistimin e një ‘çarjeje’ në Çiftin e Parë amerikan, Barack dhe Michelle Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button