Refugjatët në kampin në Gjevgjeli, ankohen se po jetojnë si në burg!

Këta refugjatë ka disa muaj që po qëndrojnë këtu në Qendrën për pranimin e refugjatëve në Gjevgjeli, por ky nuk ka qenë destinacioni i tyre. Numri i tyre tani është vetëm 110, pasi që shumica e tyre janë kthyer në Idomeni dhe pjesa tjetër kanë braktisur këtë qendër në mënyrë ilegale. Ata thonë se ndjehen sikur të burgosur dhe nuk u lejohet që të dalin jashtë kampit, përveç nevojave mjekësore deri në spitalin lokal të Gjevgjelisë, shkruan TV 21.

Banorët brenda kampit thonë se janë mërzitur nga ky vend, dhe se duan ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre për ku edhe janë nisur, Evropë.

“Më mirë mos pyet për këtë gjë, të gjithë njerëzit janë të lodhur dhe nuk kanë asnjë shpresë ndonjë gjë këtu. Ne disi jemi duke jetuar këtu, por duam që të shkojmë jashtë prej këtu. Kudo qoftë, ne nuk kemi ndonjë vend ku duam të shkojmë, por vetëm duam të largohemi prej këtu”.

Refugjatët shqetësimet e tyre ia shprehën edhe ambasadorit të BE-së, Aivo Orav dhe atij britanik, Riçard Garet që gjatë kësaj jave vizituan kampin. Euroambasadori Orav tha se problemi me refugjatët ende mbetet si problem serioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button