Kriza politike u reflektua edhe në miniera

­ Ndarja e koncesioneve që në mënyrë shtesë është shtyrë për shkak situatës aktuale politike, dukshëm do të pasqyrohet në sektorin e minierave, njoftoi sot Asoacioni i Minierave të Maqedonisë (AMM). Sipas AMM, industria në këtë segment veçmë shënon rezultate negative. Prodhimtaria është zvogëluar, posaçërisht te metalet, ndërsa kjo është kryesisht pasojë nga mbyllja e minierave “Toranicë” dhe “Zletovë”.

Siç theksoi kryetari dhe nënkryetari i AMM, Nikollajço Nikollov dhe Shefki Aliti, në konferencë për shtyp në Odën Ekonomike, probleme shtesë sektorit i krijon edhe mungesa e kuadrove profesionale, provizionet e larta dhe interesat e bankave, si dhe energji e shtrenjtë elektrike, posaçërisht për gurëthyesit.

“Edhe në kushte të tilla organet shtetërore duhet të funksionojnë që të mos ketë ngecje në ekonomi”, theksoi Nikollov dhe shtoi se nëse realizohen skenarët e paralajmëruara për embargo të eksportit nga Maqedonia, atëherë minierat me siguri do të kenë probleme. Aliti nënvizoi se problemet në miniera nuk janë të vogla dhe në to gjithsesi ndikon kriza politike. “Kemi probleme edhe me EVN­në e cila vitin e kaluar realizoi 409 milionë euro, një pjesë të madhe në llogari të ekonomisë i cila paguan energji shumë të shtrenjtë elektrike. Vlerësojmë se këtu duhet të intervenojë edhe shteti”, tha Aliti.

Asoacioni i Maqedonisë për Miniera apelon edhe në nevojën për përpilim të strategjisë afatgjate për zhvillim të ekonomisë të përgjithshme me të cilën përfundimisht do të saktësohet edhe nënvizohet cilat janë prioritete dhe çfarë nevojitet të prodhohet që të përmirësohet raporti i eksportit dhe importit. Në konferencën për shtyp u theksuan edhe konkurrenca jolojale në miniera për shkak gropimeve të egra jo të rregullta, si dhe kontrolli i pamjaftueshëm i cilësisë së materiale ndërtimore ­ temë për të cilën do të bisedohet më 31 maj për kur është caktuar takim i ri i AMM­së.

Vlerësimi i AMM për vitin 2016 është se eksportet realizohen pa vështirësi të mëdha dhe se gjithsej në pjesën e minierave dhe mineraleve jometalike arrin rreth 40 milionë dollarë. Importi megjithatë, është rreth 90 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button