Grekët udhëheqin ideologji shtetërore, ndërsa ne – lotari shtetërore

Ramadan Ramadani, kolumnë – “Ç’më je aq e mërzitur, Maqedoni?”, Fokus
BDI e gënjen shtetin me atë se me vetëm diçka më shumë se 15% nga numri total  i votave Shqiptare dëshiron për  vete të thotë se i përfaqëson Shqiptarët?! I gënjen Maqedonasit me atë që  i ndihmon shtetit, për luftën për ruajtjen e emrit të vendit të rritet në mbijetesë të një lloj mbiemri të paramenduar të shtetit.

Mladen Çadikovski, kolumnë – “Muaji i fundit…”, Fokus
LSDM ngadalë por sigurt e pasqyron imazhin e VMRO – DPMNE nga viti 2006, e me të cilin erdhi në pushtet dhe e vendosi veten në fron duke e përmbledhur  kah vetja trupin e papërcaktuar votues. Logjistika e fuqishme konsultuese e huaj dallohej edhe atëherë te Gruevski si dhe tani te Zaevi.

Stojan Andov, kolumnë – “Kurrsesi ti shohim dhe shfrytëzojmë me kohë mundësitë”, Fokus
Verbërimi etnik nuk po na len të vetëdijesohemi për rrugën e drejtë e cila çon drejt ardhmërisë stabile dhe të sigurte. Kisinxheri paralajmëroi se fatin e marrëdhënieve mes dy vendeve duhet ta përcaktojnë njerëz të zaptuar në ide megalomane.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë – “ Për kapacitetin e heronjve para varjes”, Fokus
Fakti se pushteti  me shumicën e mbetur  nuk ka kapacitet, nuk është më i diskutueshëm. Ajo që është diskutabile është nëse të gjithë me të njëjtin mendim me atë të pushtetit, tani në minoritet, kanë kapacitetin ti shkelmojnë kalkulantët, të dëgjohen mes veti dhe ti  qasen shumicës në një front të përbashkët, që të bëjnë diçka mirë?

Tatjana Popovska, editorial –“Lotari dëshpëruese”, Utrinski Vesnik
Ishte çështje kohe kur do të shihen problemet që i bart projekti për punësimin e 1600 rasteve sociale në administratën publike. 

Erol Rizaov, kolumnë – “ Mësimi i Fajnenshëll Tajms”, Utrinski Vesnik
Si, dhe pse intervista e kryeministrit për një gazetë botërore me ndikim, arriti në Maqedoni përmes mediumeve Greke. Mediumet  e Maqedonisë e transmetuan intervistën në mënyrë të rreptë selektive, pa konstatimet e egra të gazetarit të “Financial Times”.

Hristo Ivanovski, kolumnë “ Ideologjia shtetërore e Venizelos”, Dnevnik
Nuk mbajmë mend se kur Maqedonia ka qenë e vendosur në mënyrë aq të pakëndshme në tapet, si që e bëri ministri Grek për punë të jashtme, Venizelos në takimin me kolegët e tij në Bruksel.

Todor  Pendarov, kolumnë – “ Paratë në dorë, Marën për dore”, Utrinski Vesnik
Me  paratë e kujt do ti blejë banesat dhe shitoret për lojën shpërblyese me fiskalet Ministria e financave? Me paratë e të gjithë neve, që paguajmë TVSH.

Dimitar Mirçev, kolumnë – “Harresa historike dhe paharrueshmëri historike”, Dnevnik
Askush më nuk përmend se Maqedonasit kanë bërë luftë integrale dhe të koordinuar  për çlirimin dhe bashkimin e Maqedonisë, përveç disa faqeve në librat shkollore të historisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button