Teuta Arifi: BDI dallon nga VMRO-DPMNE-ja

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur që me disa veprime të distancohet nga politikat e VMRO-DPMNE-së, transmeton Portalb.

Në një intervistë për BIRN, Teura Arifi, kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetare e BDI-së ka theksuar se dallimet mes dy partive në koalicionin qeveritar- BDI dhe VMRO-DPMNE, ishin të qarta qysh në fillim.

“BDI gjithmonë ka dalluar nga VMRO-DPMNE. Ne nuk i kemi politikat e njëjta, shembull, as për mediat dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë Arifi.

Sipas Arifit, kjo mund të shihet nga ambienti në të cilin funksionojnë mediat në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button