“Rrezikuan ambientin jetësor”, dënim me kusht për personat përgjegjës të NPK – Tetovë

Burg prej tre muajve me kusht për personat përgjegjës nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetovë, ka caktuar Gjykata Themelore Tetovë, pasi që muajin e kaluar, Prokuroria Publike kundër NPK Tetovës ka paraqitur padi penale për rrezikim të ambientit jetësor dhe hedhje mbeturinash në natyrë. Ndërmarrja ngarkohet se mbeturinën e ka deponuar në stacionin e transferimit e cila nuk punon sipas standardeve, transmeton Portalb.

“Bëhet fjalë për lloj të hapur të stacionit për ngarkim, ku hidhen mbeturinat komunale të qytetit dhe periferitë e qytetit, ndërsa në të nuk ekziston asnjë mbrojtje nga aroma e keqe, pluhuri, shpërndarja e mbeturinave nën ndikim atmosferik, erës dhe të ngjashme”, qëndronte në propozim akuzën e Prokurorisë Themelore të Tetovës.

Nga NPK nuk kanë dashur të ta komentojnë dënimin në fjalë. Sipas aktgjykimit, dënimi nuk do të realizohet nëse ndërmarrja në fjalë nuk e përsërit veprën në afat prej një viti. Nga atje muajin e kaluar paralajmëruan zgjidhje të problemit për rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button