Basha në Kukës për programin e PD-së: Ulje taksash

Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur në Kukës, në vijim, të turit të tij për prezantimin e platformës qeverisëse të Partisë Demokrate. Në takim me tregtarët e qytetit, Basha ka premtuar ulje te taksave.

“Do t’i ulim taksat, 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç e kanë këta. E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë”, tha Basha, transmeton Top Channel.

Basha është ndalur dhe në Shishtevec, zonë kjo e njohur për prodhimin e patates, por që sipas fermerëve atyre po u bëhet konkurrencë e pandershme me futjen kontrabandë të patateve nga Kosova.

“Do të bëjmë gjithçka që patatja e Shishtavecit të shitet, do ta bëjmë duke subvencionuar pataten në radhë të parë. Do të merrni subvencione për pataten. Kështu që çmimi i patates së Shishtavecit të jetë i pakonkurrueshëm në treg. Për sa kohë që mund të provosh që ke sipërfaqe toke që e punon apo ke gjedhë, bagëti të imta të cilat i mbarështon do të marrësh subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti. Buxheti për të përballuar këtë do të jetë minimalisht 100 milionë euro përveç skemës së subvencionimit do të ketë edhe një skemë tjetër që është skema e investimeve në infrastrukturë, ujitje, vaditje, kullimi, tregje dhe akses në treg”, tha kreu i PD-së.

Kryetari i selise blu u takua dhe me 32 sanitare të larguara nga puna në spitalin e Kukësit, duke i garantuar se Partia Demokratike do ti ofrojë asistencë ligjore falas këtyre sanitareve dhe të gjithë punonjësve të sistemit të shëndetësisë të larguar në mënyrë të padrejtë nga puna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button