Incident në parlamentin e Malit të Zi (VIDEO)

Në Kuvendin e Malit të Zi sot ka ndodhur një incident me ç`rast  anëtarët e Frontit Demokratik e kanë fyer kryeministrin Milo Gjukanoviq dhe janë përpjekur që ta sulmojnë fizikisht atë.

Seanca parlamentare në të cilën ishteparaparë të diskutohej për zgjedhjen e qeverisë së re, u ndërpre pasi ligjvënësit e Frontit Demokratik e nënçmuan kreun e ekzekutivit.

Ngjarja ndodhi kur Gjukanoviq nisi ta  shpjegojë propozimin për ndryshimet në përbërjen e Qeverisë, pas së cilës i tërë grupi parlamentar i Frontit Demokratik u ngrit në këmbë dhe filluan të brohorisin”Milo, hajdutë”.

Edhe Gjukanoviq i është përgjgj atyre me fjalët “Ju lumtë , kreten”

Poashtu mediat në Mal të Zi raportojnë se deputetët  janë përpjekur që të merren fizikisht me kryeministrin, transmeton Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button