Ja çfarë thotë Zoran Zaev pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll
“Për asgjë konkrete nuk u morëm vesh, ky është vetëm fillim i bisedimeve”, deklaroi lideri i LSDM-së, pas takimit dyzet e pesë minutësh me të dërguarin special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll, njofton Portalb.
Ja çfarë thotë Menduh Thaçi pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll
Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin special Johanes Hajndëll
Dje i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.
Pritet që Hajndëll sot të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni. /Portalb