Zyrtare: Hajndëll nuk planifikon të takohet me Ivanovin

Përfaqësuesi special gjerman për Maqedoninë, Johanes Hajndëll, nesër do të arrijnë në Shkup, kanë konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup, njofton Portalb.

Në agjendën e tij janë takimet me katër liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ambasadorin e SHBA-së dhe atë të BE-së.

Në kumtesë është nuk është e shkruar se Hajndëll do të ketë takim me presidentin Ivanov.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Vallter Shtajnmaer, javën e kaluar, Johanes Hajndëllin e ka emëruar përfaqësues special për Maqedoninë i cili do të duhet të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës politike.

Përfaqësuesi special, ashtu siç është publikuar në postimin e MPJ-së gjermane, në koordinim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, do të ndërmjetësojë për zgjidhjen e krizës, transmeton Portalb.

Përndryshe, Hajndëll, ka lindur në vitin 1956 në Munih. Ka qenë gazetar, diplomat ndërsa nga korriku 2015 është ambasador i Gjermanisë në Austri.

Hajndëll ka punuar si gazetar në radion e Bavarisë, para se të hyjë në shërbimin diplomatik në vitin 1987.

Ka qenë i punësuar në ambasadën gjermane në Jugosllavi ndërsa më pas me këmbim është punësuar në Departamentin shtetëror amerikan, përcjellë Portalb.

Hajndëll mes viteve 2001-2004 ishte shefi i repartit për Ballkanin Perëndimor ndërsa në pas deri vitin 2006 përfaqësues për Evropën Juglindore dhe Turqinë para se emërohet zv- shef në misionin e SHBA-së nga viti 2009.

Nga 3 shtatori 2009 deri vitin 2011 ka qenë ambasador në Çeki ndërsa prej korrikut 2015 është ambasador gjerman në Austri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button