Trajanov: Nëse dikush dorëzon listë për deputet hyn në aventurë politike

Në gjithë situatën, më thjesht do të ishte nëse asnjë nga partitë nuk dorëzon lista për deputetë për zgjedhjet e 5 qershorit, sepse atëherë Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të konstaton se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe Kuvendi do të thirr seancë, kështu Kuvendi do të vazhdojë me punë deri në mbajtje të zgjedhjeve, kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, transmeton Portalb.

“Por nëse dikush vendos të dorëzojë listë, atëherë hy në një aventurë politike dhe çmimin do ta paguajnë vetë ata që do të marrin kësi vendimi. Është e qartë se kushte për zgjedhje më 5 qershor nuk ka, dhe ky është qëndrim edhe i gjithë partive”, ka deklaruar Trajanov.

Ai mendon se VMRO-DPMNE deri në mesnatë do të dorëzojë listën për deputetë, siç thotë Trajanov, sa për ta vazhduar tensionin te elektorati dhe bashkësia ndërkombëtare./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button