Jeta e një tirani, dhe fatkeqësia e një populli

Deri tani nuk ka njohur historia, mbretëri, diktaturë, tiran dhe despot, të cilët kanë djegur, shkatërruar, trashëgiminë spirituale, kulturore dhe kombëtare të popullit të vet. Ishte mbreti Knee, dhe pas qindra viteve, Pol Pat me Knerët e kuq, bëri krime dhe gjenocid, dogjën shkatërruan, trashëgiminë vlerat kombëtare dhe spirituale. Diktatori dhe despoti komunist kinez Mao Zedong, shkatërroi dhe dogji trashëgiminë kulturore, vlerat, artin e kombit, në periudhën e revolucionit kinez. Hitleri dogji librat dhe veprat e dijetarëve dhe shkrimtarëve ҫifut, si psh veprat e Sigmund Frojdit, Alfred Adler, etj. Kur trupat naziste hynë në Paris, Hitleri dha urdhër që muzeu të mbrohet, dhe vetë shkoi dhe e vizitoi. Në pranverë të vitit 1967, diktatori Enver Hoxha, i frymëzuar nga revolucioni  kulturor kinez, nëpërmjet ashtuquajtur, iniciativës rinore, dha urdhër, të shkatërrohen, të eleminohen, nga faqja e dheut të gjitha objektet, kultet fetare, kishat, xhamitë, teqet, manastire, ikona dhe libra biblikë. Pushkatoi dhe burgosi me qindra klerikë. Vetë Ramiz Alija, shkruan në librin ‘Unë Ramiz Alija, dëshmoj për historinë’ se u dogj kisha e Gjon Buzukut, në Shkodër, u dogjën të gjitha ikonat, gjithë thesari i kombit. Këtë akt makabër dhe ҫmenduri, në gjithë epokat, nuk e kishte bërë asnjë burrë shteti dhe dictator. Ky akt barbar dhe apokalips kishte ndodhur në perudhën, kur hordhitë mongole me në krye Xhingiz Kanin, dogjën dhe shkatërruan në themel Bagdatin, dhe bibliotekën, El Hakim. Enver Hoxha, në emër të parimeve ideologjike të një force impersonale, shkatërruese dogji shkrumb e hi arkitekturën, estetikën, artin e gjithë qytetërimeve dhe trashëgiminë, vlerat qytetëruese të parardhësve, rilindasve të kombit shqiptar. Enver Hoxha ishte prototip, i këtyre barbarëve, tiranëve dhe demonëve. Ai ishte i vetmi lider nga Ballkani që kishte studiuar dhe ishte shkolluar në perëndim. Mirëpo ai nuk u kthye, me një bagazh të pasur, të idealeve iluministe, social liberale, dhe ide të traditave liberale europiane. Kishte jetuar nëpër sallonet e perëndimit, dhe të Parisit si një Don Zhuan. Ishte bashkangjitur organizatave, marksiste dhe leniniste, u kthye në Shqipëri si militant, i indoktrinuar dhe si një fëmijë bastard i komunizmit. Në periudhën e viteve 20-30, kishte me qindra student që studionin nëpër universitetet e Europës perëndimore. Ata ishin kthyer, me një bagazh të pasur të idealeve dhe aspiratave europiane. Dhanë kontributin, luftuan, për ideale, aspirata dhe ҫlirimin e atdheut nga okupatorët e huaj, Enver Hoxha, dekada me radhë, bëri spastrime, internime, eleminoi gjithë elitën intelektuale, që kishte ardhur nga perëndimi. Ky despot dhe tiran, sundoi me një dorë të hekurt, mbi dyzet vjet, ishte një ndër diktatorët më famëkeq të kampit socialist. E bëri Shqipërinë, shtetin më të varfër në rruzullin tokësor hermetikisht të izoluar, shtet i parë ateist, në botë dhe bastion i fundit Stalinist në Europë. Në konferencën  e Jaltës, Shqipëria ngeli në kampin e lindjes. Në janar të vitit 1949,  jugosllavët u shkëputën nga Stalini dhe kampi i lindjes. Shqipëria si aleate e lindjes, i prishi marrëdhëniet me jugosllavët. Pas vdekjes së Stalinit, pasardhësi i tij Nikita Hrushov, në një referat shpalli Stalinin dictator dhe hoqi kultin e tij. Sovjetikët ishin shkëputur, nga epoka më e egër dhe e ligë e Stalinit. Hrushovi, mbylli gjithë llogoret koncentracionale, rehabilitoi të burgosurit politik, kishte dhënë shenjat e qytetërimit. Lideri komunist dhe liberal Nikita Hrushov, më 1954, vizitoi Beogradin dhe përmirësoi marrëdhëniet me jugosllavët. Për Enver Hoxhën, ishte një thikë pas shpine pasi Hrushovi kishte tradhëtuar idealet, parimet e shenjta marksiste leniniste. Në fillim të viteve 60 Shqipëria u nda nga pakti i Varshavës, i vetmi shtet nga kampi socialist. Pas prishjes së marrëdhënieve  me sovjetikët, Shqipëria mbeti pa aleat.  Kjo ishte një premisë tani për Shqipërinë  si dhe shans historik që ti kthehet perëndimit, hapja me shtetet e Europës perëndimore dhe SHBA-në, Shqipëria ishte vend strategjik, për bazat e NATO-s por në periudhën e luftës së ftohtë, Shqipëria nuk mund të anëtarësohej në paktin e NATO-s. Sovjetikët mund të intervenonin dhe mundej të përsëritej kriza kubane. E vetmja mënyrë ishte që Enver Hoxha të ndiqte modelin jugosllav, zhvillimi i sektorit privat, mikroekonomi, hapja e shtetit, qarkullimi i lirë. Kjo ishte një ndër mëkatet dhe padrejtësitë, që bëri Enver Hoxha. Për liri të gjysmës së kombit, që nga shumë faktorë historic, kishte ngelur në Republikën Federale Jugosllave, nuk u përpoq, të përmirësojë marrëdhëniet. Ai vazhdoi me dekada grindjen dhe armiqësinë, me jugosllavët, kurse dhe ata ia kthyen boomerang. Teza e diktatorit ka qenë, gjithë shqiptarët në një shtet, të bastionit Stalinist, i dominuar nga diktati dhe dora e hekurt e tij. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, më në fund gjeti aleat të rinj, sipas modelit ideologjik, Shqipëria u bë aleat me Kinën. Një gazetë perëndimore kishte shkruar, kinezët mos të hanë, të shmangin një mëngjes, Shqipërinë e ushqejnë për një vit.  Në vitin 1972, ishte vizita e parë, e presidentit të SHBA, Ricard Nikson, që vizitoi Kinën komuniste, si dhe kinezët lidhën marrëdhënie diplomatike me SHBA. Për Enver Hoxhën ishte thikë në zemër. Në fund të viteve 70 Hoxha prishi marrëdhëniet me miqtë kinez. Dashuria e liderve komunistë fillonte me puthje dhe lëvdata ekstreme dhe mbaronte me egërsi ekstreme. Gjithë studentët që kishin studiuar, ndërprenë studimet, instruktorët, teknikët dhe shumë kuadra që Kina i ka ndihmuar për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, u kthyen në Kinë. Pas vdekjes së Mao Cedung-ut, erdhi në pushtet lideri liberal, dhe reformatory Teng Siao Ping. E bëri Kinën shtet i parë komunist, me ekonomi liberale,  dhe treg të lirë capitalist. Kina bëri boomerang ekonomik dhe ekspansion, ajo tani radhitet shtet i dytë më i zhvilluar, pas SHBA-ve në botë. Shqipëria e humbi dhe këtë shans. Enveri sikur të ndiqte eksperiencën kineze të reformatorit Teng Siao Ping-ut, politikën e reformave liberalizuese të tregut të lirë, do të mbetej simboli dhe lideri, në Europën lindore dhe Ballkan.

‘Enver Hoxha, stereotip, ortodoks dhe komunist’

Në perëndim, dekada me radhë, urrejtja dhe armiqësia shtohej ndaj Enver Hoxhës. Të gjithë ishin shkëputur nga idealet dhe doktrina staliniste. Enveri e bëri muze i së keqes dhe vend i kulteve dhe idealeve të stalinizmit Shqipërinë. Nënë Tereza kishte dashur të shkojë, në Shqipëri, për të vizituar motrën, dhe varrin e nënës së saj, në Shkodër ambasada franceze në atë kohë, ishte përpjekur ti marrë vizë. Në fund diktatori ishte përgjigjur me një gjuhë të vdekjes. Pas një decade, për së dyti Nënë Tereza kishte dashur të vijë, të vizitojë motrën e sëmurë, ku këtë herë kishte ndërhyrë ambasada amerikane në Itali. Në fund përsëri ishte refuzuar. Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë më 1991. Ishte hera e parë që këmba e saj shkeli në tokën e gjyshërve dhe prindërve të saj. Nënë Tereza, pasi vizitoi varrin e nënës, dhe motrës, shkoi dhe te varri i Enver Hoxhës, bëri homazh me një minutë heshtje, dhe vuri një tufë lule mbi varrin e diktatorit, i cili kësaj humaniste i kishte shkaktuar dhimbje dhe padrejtësi. Nënë Tereza, kishte vepruar sipas etikës hyjnore. Shpirti i etikës krishtere ‘Atë që ia dëshiron vetes tënde, dëshiroja dhe armikut’. Kishte përdorur frazën e shkëlqyer sokratiste ‘Më mirë do të duroj dhimbje dhe vuajtje dhe padrejtësi, se të shkaktoj padrejtësi dhe dhimbje’. Vallë, a thua tirani, nuk kishte bërë ndonjë mëkat dhe krim. Sipas Spinozës, dhe Frojdit, forcat e brendshme mistike të pavetëdijshme, destructive, racionale kishin kryer krime, vrasje dhe internime. Despoti, nuk kishte bërë asnjë mëkat. Demonët dhe djajtë kishin hyrë në shpirtin e tij, kishin vepruar sipas dëshirës së tyre. Antropologu dhe psikoanalisti Eric From shkruan, qeniet njerëzore si specie delicate, i ndan në biofil dhe negrofil, nerëz që dashurojnë dhe duan gjithë njerëzimin, dhe negrofil, njerëz që shkatërrojnë. Eric Fromi, shkruan tipat negrofil ishin perandori romak Kalikula, Hitleri Stalini dhe Pol Poti i Knerëve të kuq. Ata duken të ftohtë, janë neurotic, histerik, narcist dhe paranojak. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe shembjes së murit të Berlinit, shumë analistë, studiues dhe politologë, kanë bërë pyetje, po të ishte Enver Hoxha gjallë, si do të vepronte ose po të kishte ndodhur më parë shembja e komunizmit. Ata të cilët kanë qenë të indoktrinuar, akoma vuajnë nga nostalgjia enveriste dhe ende jetojnë me vetëdije të rrejshme, thonë se po të ishte Enveri gjallë do të vepronte me zgjuarsi nuk do të derdhte asnjë pikë gjaku. Enveri ishte i gatshëm të vepronte në ҫdo situatë. Ai, dyzet vjet i kaloi gjithë furtunat dhe stuhitë. Po mos të ishte shoku Enver, armiqtë e huaj dhe të brendshëm, qëmoti do ta coptonin Shqipërinë londineze që e kishin gdhendur dhe holluar. Më kujtohet në fillim të viteve 90, në një artikull, të shkrimtarit, ish dissident dhe president i Republikës Ҫeke, i ndjeri Vekosllav Haveli shkruan, duhet të ndryshojmë, dhe kemi ndryshuar mendim, pasi jemi gjithë fajtorë nga pak. Gazetari e pyeti, por ata të cilët nuk ndryshojnë. Haveli u përgjigj, për fat të keq, ata të cilët nuk e ndryshojnë mendimin janë kafshë të përsosura. Enver Hoxha mbeti i pandryshuar deri në vdekje. Niҫe ka një frazë të shkëlqyer, për shpirtrat që nuk ndryshojnë ‘Gjarpri i cili nuk e ndërron lëkurën ngordh. Shpirti i cili nuk ndryshon pushon së qenurit pushon së ekzistuari’. Despoti më në fund do të flijonte gjithҫka familjen dhe veten, sikur Agamemnoni që flijoi të bijën, dhe Stalini të birin Jakovi, për hir të idealeve, heronjve të glorifikuar dhe profetëve të rrejshëm. Po të kishin ndodhur proceset epokale, mbarimi i luftës së ftohtë, duke qenë despoti gjallë perandori i kuq edhe kësaj radhe do ta mprehte shpatën, do të futej në betejë, do të luftonte, deri në fund, edhe nuk do të dilte më i gjallë. Fuqia e tij impersonale ishte, ose komunizëm, ose vdekje.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button