Rusia zgjerohet me një ishull të ri

Në brigjet e Jakutias u zbulua një ishull i panjohur më parë. Atë e dalluan krejt rastësisht ekuipazhet e dy helikopterëve që po fluturonin mbi Detin Laptev.

Zbuluesit e quajtën ishullin Jaja. “Kur filluam të diskutonim se kush e zbuloi i pari ishullin, të gjithë filluan të thonin “unë, unë, unë !”. Dhe kështu pra u vendos që ishulli të quhej Jaja”, – rrëfeu historiani-gjeograf Sergei Rizhij.

Shkencëtarët besojnë se ishulli është formuar rreth gjysmë shekulli më parë si rezultat i proceseve gjeologjike.

Disa dekada më parë disa ishuj të vargmalit të Novosibirskut u zhdukën nga harta për shkak të shkatërrimit të tokës. Ekspertët besojnë se së bashku me shkatërrimin ka qenë i mundur dhe procesi i anasjelltë, rezultat i të cilit ishte formimi i ishullit Jaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button