UNRWA: Suedia dhuron tetë milionë dollarë për refugjatët palestinezë

Qeveria e Suedisë ka dhuruar tetë milionë dollarë ndihmë për projekte të cilat Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) i realizon në Siri dhe Gazë dhe në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo ndihmë bujare dhe e pakushtëzuar e Suedisë do të jetë në dispozicion për të ndihmuar refugjatët palestinezë që rrezikohen nga lufta në Siri, por edhe të shpërngulurit palestinezë në Gazë dhe në Bregun Perëndimor”, theksohet në njoftimin e UNRWA-së.

Në njoftimin po ashtu thuhet se në Siri jetojnë rreth 450.000 refugjatë palestinezë dhe 60 përqind prej tyre mbijetojnë vetëm falë ndihmës humanitare të UNRWA-së.

Nga UNRWA paralajmërojnë për situatën dramatike edhe në Palestinë, veçmas për shkak të shkallës së lartë të papunësisë.

Sipas të dhënave të organizatave të OKB-së një në katër persona në Bregun Perëndimor nuk ka ushqim të shëndetshëm, ndërsa afër 200.000 palestinezë në Gazë dhe në Bregun Perëndimor varen nga ndihma humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button