Egjipt, vendet ‘mike’ me 30 miliardë dollarë për grusht shtetin

Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit Hazem Beblavi ka zbuluar se disa vende “mike” të Egjiptit kanë premtuar një paketë shtesë të ndihmave me vlerë prej 30 miliarde dollare. Detajet e datave të pagesës nuk janë siguruar.

Beblavi i tha televizionit shtetëror egjiptian se është thelbësore për të rivendosur sigurinë dhe për përmirësimin infrastrukturën, në mënyrë që të arrihet rritje ekonomike dhe të rikthehen investimet e humbur . Ai theksoi se progresi ekonomik ” duhet të shoqërohet me drejtësinë sociale”.

Duke komentuar mbi ndihmën financiare të cilën tashmë e kanë deponuan disa vende të Gjirit, Beblavi u shpreh se edhe pse ajo do të ndihmojë Egjiptin për rikthyer disa nga burimet e saj të humbura, ajo nuk do ta ndërtojë Egjiptin.

Nuk është specifikuar se cilat vende “mike” mund të ofrojnë një shumë të tillë parash, por sipas të gjitha gjasave kryeministri i grusht shtetit ka aluduar në vendet arabe, të cilat kanë përkrahur rrëzimin e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi. /mesazhi/
 

Lajme të ngjashme

Back to top button