Fund për regjimin!

Një dijetar i lashtë hindus u kishte shpjeguar nxënësve të tij një përrallë për Upanishadën (mësim fetar nga Veda), se si një mësues me emrin Bharata, kishte vendosur të udhëtojë në një vend të largët – Magdha. Iu desh të udhëtojë me javë të tëra deri sa nga malet nuk e soditi bukurinë e qytetit të ëndrrave. U gëzua shumë që iu realizua dëshira jetësore. Por, kur kishte arritur deri te porta kryesore e qytetit, ishte habitur sesi rrojet e portës ngjasonin me qenie të çuditshme. Kishin trupin e njeriut, por me kokë deleje! Megjithatë, flisnin njësoj sikur njerëzit! Kur kishte hyrë brenda, çfarë të sheh, e gjithë popullata kishin kokat nga kafshë të ndryshme. Disa prej elefanti, disa prej qeni, të tretët prej dhelpre, të katërtit prej lepuri, e shumica prej dele! Bharata nuk mundi t’u besonte syve. I hutuar ngushëllonte veten se ndoshta mos vallë atij ashtu i dukeshte ose nuk ishte diçka në rregull me atë vetë. Por, megjithatë nuk mundi t’i shmangej një të qare të zëshme. Vallë çfarë mallkimi i kishte kapluar këta njerëz!

Duke menduar se ishte i sëmurë, vendasit e kishin drejtuar drejt priftit kryesor që t’i ndihmonte. Bharata për një moment ishte gëzuar shumë kur kishte parë më në fund sëpaku një njeri me kokë njeriu, por megjithatë edhe ky kishte qenë i verbër. Prifti i kishte shpjeguar se ajo që u kishte ndodhur njerëzve ishte dënim nga perëndia Brahman, pasi që po këta njerëz kishin përkrahur një njeri tejet të keq, shpirtlig. Dhe të gjithë ata njerëz që e kishin kundërshtuar atë prijës, ua kishte nxjerrë sytë. Pastaj i kishte shpjeguar se ata që janë me kokë lepuri ishin frikacakët, ata me kokë dhelpre ishin hipokritët, kurse ata me kokë prej deleje ishin të dëgjueshmit.
Ne me vite të tëra u shërbyem si dele barinjëve të sëmurë. Na qethën dhe mjelën, kurse ne heshtëm! Vetëm disa me kokë prej dhelpre gjetën ujdinë! Por, githçka ka fundin e vet. Litari rreth qafës së regjimit po ngushtohet.

Ngushton “Titaniku”, “Sinohidro”, pajisjet izraelite, parcelat, reketet “Aktor”, keqpërdorimet e rënda të fondeve… Së shpejti funksionarët qeveritarë do të duhet t’i mallkojnë “Belize”, “Kara”, “Sirah” dhe të gjithë sisorët nga parajsa tatimore. Parajsa tatimore do t’u shndërrohet në ferr shpirtëror. Njerëzit më kanë ndaluar së frikësuari. Kanë kuptuar se ai që duhet të frikësohet është pushteti. Ata të cilët me vite të tëra kanë heshtur, tani janë stërmbushur me energji negative nga një fuqi asgjësuese. I kërkojnë paratë e tyre, ardhmërinë, fatin, femijët dhe shtetin e tyre. Vuajtën miliona shpirtëra për shkak të një grupi të vogël të pashpirtë të proektit- çmenduri një njëqind hapërime. Paratë e qytetarëve do të duhet të kthehen. Ajo nuk abolohet. Do të duhet të kthehen me forcë ndërmarrjet e pushtuara, të shpjegohen reketat e shumënumërta dhe përfitimet. Pastaj do të shihet se ku jemi dhe çka jemi.

E gjithë bota habitet se si dhe pas gjithë këtyre vjedhjeve të dukshme, piraterive, dhe keqpërdorimeve kundër popullit dhe shtetit të tyre, askush të mos jep përgjegjësi! As kryeministri, as zëvendësit, as ndonjë horr prej minstri, as ajo karikatura prej prokurori, as ai prokurori fals për krim të organizuar, as ndonjë (anti)koruptues apo (anti)larës i parave! Këta të fundit deri në fyt janë në kanalizim për shkak që mbyllin sytë dhe nuk marrin përsipër veprime ligjore! Së bashku me mediat prokriminele të cilat në mënyrë të paevitueshme janë bërë pjesë e krimit të organizuar. Dhe nëse kjo çështje nuk merr një zgjidhje adekuate të drejtë, atëherë do të mendojmë se ferri dhe parajsa janë të kësaj toke- ferri për ne njerëzit e vegjël, kurse parajsa për kriminelët.

Regjimin vazhdojnë ta përkrahin vetëm ata njerëz të cilët që prej moti kohë e kanë ulur jo vetëm moralin, turpin, perden, besimin dhe mendjen, por dhe pamjen njerëzore. Ata janë njerëzit të cilët ditën e lavdërojnë Zotin kurse natën flejnë me djallin. Asnjë fantazi e mundshme nuk do të mund të përshkojë deri aty ku të mund të sheh se si këta trurë kaq të vegjël kanë bërë dëme kaq të mëdha. S’paska gjë më të papastrër se sa ndërgjegja e papastërt!

Por, si duket edhe unë nuk jam shumë realist pasi që kërkoj një mikron racionaliteti te këta njerëz që na kanë sjellur deri në këtë gjendje mjerimi. Nga një shtet lider në rajon e kanë shnëdrruar në Afganistan. Nga një shtet të zhvilluar me perspektivë – na vendosën në klubin e 10 shteteve me ekonomi më të keqe në botë. Nga një standard mesatar- na hedhën në grupin e pesë shteteve më të varfëra në botë. Nga një borxh prej 1.8 miliardësh arritëm në 5 miliardë (duke mos ndërtuar asgjë me rëndësi). Nga 120 mijë administratorë publikë – arritëm në 180 mijë ( katër herë më shumë mbi mesataren e UE). Shkatërruan institucione, gjykata, media, fate njerëzore, shpërngulën të rinjtë masovikisht. Dhe sërish populli ka qenë i obliguar që t’i dojë. Bënë parajse për vete kurse ferr për njerëzit dhe akoma vazhdojnë të lavdërohen. Kurse secili e sheh se si anijet u fundosen në ujëra të cekta. Paguajnë të dërguar të ndryshëm të huaj të cilët në emër personal përfitojnë nga tragjedia jonë, duke këmbëngulur të na bindin se rruga më e mirë është rruga e verbër.

Çfarë ka ndërmend komuniteti ndërkombëtar?
Ai që moti i ka hedh dorezat diplomatike. Tani më veç se e di se së pari duhet të votohet te Janeva dhe te gjykata e pavarur e cila nuk di të alivanoset, që pastaj POPULLI të thotë mendimin e tij. Maqedonia më veç se është shndërruar në prioritet rajonal sigurues-shëndetësor, për komunitetin ndërkombëtar, madje deri në atë shkallë saqë nëse nuk shërohet do ta infektojë gjithë rajonin. Regjimi patjetër duhet të vendoset në karantin, sepse njihet mirë se regjimet e udhëhequr nga krimi i organizuar, e që fshihen pas patriotizmit të rrejshëm – përfundojnë me luftëra. Prandaj intervenimi është i domosdoshëm dhe shpëtimtar. Arsenali i masave është i atillë sa çdo ditë e humbur është vetvrasje për regjimin, por vrasje për ne. Ata menjëherë duhet ta përfundojnë misionin nëse nuk duan të mbarojnë më keq se keqja e madhe. Por, ekziston edhe më e keqja. Ai i cili nuk e sheh se regjimi ka përfunduar – nuk ka sy. Ai i cili nuk e dëshiron këte – s’ka zemër. Kurse ai i cili akoma mundohet që ta shpëtojë – s’ka tru…

Çfarë me DPMNE-në, BDI-në dhe PDSH-në?
Mendoj se në atë ndërtesat e tyre mund të ketë gjithçka përveç normalitetit, racionalitetit elementar dhe mendjes së shëndoshë. Aty vështirë e kanë të kuptojnë se që moti kohë kanë rënë nga pushteti. Të kishin qenë pak të mençur, do të tërhiqeshin me kohë me pasoja më të vogla edhe për vetveten edhe për popullin. Tani e kanë sjellë situatën në betejë mes jetës dhe vdekjes. Kurse disfata që moti kohë jeton tek ata. Qytetarët paguajtën shtrenjtë, dhe me siguri do të paguajnë ende, por megjithatë e dijnë se do të shpëtojnë nga kjo katastrofë elementare që ndërtoi kulla të ëndërrave mbi gërmadhat e shkatërimit popullor. Tani më populli e di këte punë dhe pa frikë bën ate që duhet. Por, frika sikur vazhdon të jetojë tek anëtarësia e këtyre partive, të cilët si duket nuk kanë guxim ta heqin qafës udhëheqësit që mbyten. Ata, bashkë me partinë vazhdojnë të fundosen, duke ndekur liderët e vet me nga një gurr lidhur qafës. Do të dalin mbi ujë pasi të mbyten. E pastaj nuk do të ketë kush i varrosë, sepse partitë e reja me shumë intelektualë dukshëm kanë okupuar hapsirën. Pastaj delet e mbetura nuk do të ketë më kush t’i qeth e mjelë. VMRO, BDI e PDSH nuk do të kenë nevojë për trup njeriu me kokë deleje. Sepse s’do të kenë më as trup e as kokë!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po be zoteri une kam qen aktivist i PPD-se kur ju ishit deputet i asaj partie pse ju nuk e lishit ( apo e leshojshit) qeverin e atehershme kur kishit koalicion me LSDM kur u bafshin obstrukcione popullit shqiptar kur zeri i juaj nuk u perfillte aspak nga pala Maqedone, ndodhi Ladorishti ,Bitpazari themelimi i Ut-se.ngjarjet ne Tetov e Gostivar per Flamurin,punesimet dhe avancimet e shqiptareve por edhe ata te LSDM-se ne pergjithsi me korrupsion .a nuk ju kujtohet kur vishit neper dega dhe ne nendega te partis e te na bindni, se sa ma shumj te mbledhim vota e te vazhdojm me pushteti qe te mos na e marin te tjeret,dhe mos te jemi te percam,kurse sot del si analist jep vlersime dhe mu ne favor te pecamjes.Kam nderin dhe respektin per intelektin tuaj por juve ma se paku ju takon te mirni me ana lizime te politikes dhe te partive se ju vet keni qen ne politik dhe ne partidhe e dini se ceshte politika edhe partija sepse keni qen ne vendim marjet me te larta partiake. Edhe ateher ju nuk keni be mir pse jepni analiza ju te cilet keni qen ne politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button