“Dita e Evropës” , Maqedonia ngec në integrime

Edhe pse që nga viti 2005 Maqedonia ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendi ka devijuar plotësisht nga rruga e integrimit evropian. Përveç mospërmbushjes së reformave të domosdoshme dosjen e Maqedonisë e ka rënduar edhe kriza e stërzgjatur politike, transmeton Alsat-M.

Megjithatë në Ditën e Evropës, zv/kryeministri për çështje evropiane Arbën Ademi, u shpreh optimist se kriza do të zgjidhet shumë shpejtë ndërsa vendi do t’i rikthehet plotësimit të kritereve.

“Ne jemi optimist se në Maqedoni do gjendet zgjidhja politike për dalje nga situata në të cilën ndodhemi dhe pa dyshim që ne si politikanë por edhe përfaqësuesit ndërkombëtar të vendeve mike të Maqedonisë do japim maksimumin, do vëmë në dispozicion gjitha kapacitetet që të dalim nga ky labirint ku jemi futur”, u shpreh Zv.kryeministëri për eurointegrime, Arbër Ademi . Pavarësisht optimizmit të Ademit, qytetarët kanë humbur të gjitha shpresat tashmë për integrimin e shpejtë të vendin në strukturat euro-atlantike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button