RDK: Të zbardhet rasti i ngjarjeve të Kumanovës

“Dita e 9 majit është dita kur e tërë bota perëndimore feston ditën e Evropës, ditën e Unionit Evropian, dhe dita kur i jepet fund ideologjisë fashiste që pothuajse e kishte kapluar kontinentin më të vjetër në tërësi”, kujton në reagimin e saj Rilindja Demokratike Kombëtare.

Sipas tyre, edhe pse kjo ditë në të kaluarën është festuar si një ditë fitoreje dhe unitetit edhe në Maqedoni, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vitin e kaluar, por edhe për shumë vite që do të pasojnë në çdo 9 maj të vitit.

“Në momentin kur të gjithë ne po përgaditenim për të festuar këtë datë, në orët e mëngjesit të 9 majit të vitit 2015 ndodhën ngjarjet e Kumanovës që do të ngelin në memorien e gjith shqiptarëve për një periudhë të gjatë kohore. Duke qenë të vetëdijshëm se ngjarjet e Kumanovës patën potencial të nxisin një konflikt të ri ndëretnik në vend, duhet patjetër e vërteta e këtij konflikti të zbardhet deri në fund. Për hirë të të vrarëve, të së vërtetës, si dhe gjithë aktorëve direkt dhe indirekt që akuzohen me të drejtë ose pa të drejtë, Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që sa më shpejt që është e mundëshme të zbardhet e vërteta për ngjarjet e Kumanovës”, thuhet në reagim.

“E vërteta patjetër duhet të del në shesh me të vetmin qëllim që aktorët e vërtetë të involvuar të japin llogari para drejtësisë, me qëllim që kurrë mos të na përsëriten raste të kësaj natyre. Në të kundërtën, për vendin dhe për shqiptarët në përgjithësi 9 maji asnjëherë nuk do të mund të trajtohet si datë e fitores dhe unitetit evropian” thonë nga partia.

Nga aty porosisin se vetëm e vërteta dhe drejtësia sado pak do të mund të ndryshojë domethënien e 9 majit, për Maqedoninë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button