Sot varroset djali i Nevzat Halilit

Varrimi i Dritan Halilit, djalit të ish kryetarit të PPD-së, Nevzat Halili, do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë në xhaminë e fshatit Poroj, në varrezat e Porojit, njoftojnë për Portalb familjarët e të ndjerit.

Përndryshe dje rreth orës 17.00, pas një sulmi në zemër, në shtëpinë e tij në Tetovë ndërroi jetë Dritan Halili.

Nga Spitali i Tetovës e konfirmuan lajmin dhe thanë se gjatë ditës së djeshme rreth orës 18.00 trupin e Dritan Halilit e kanë sjellë në spital por pa shenja jete.

Dritan Halili ka lindur në vitin 1972 dhe ka qenë mjek në Spitalin e Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button