Apple bëhet gati për të testuar teknologjinë tek makinat që do të drejtohen vetë

Edhe pse planet e Apple për të zhvilluar dhe lëshuar një makinë elektrike thuhet se kanë hasur disa vështirësi gjatë muajve të fundit, kompania mesa duket nuk ka ndërmend të ngadalësojë punimet e saj.

Sipas një raportimi të ri nga The Wall Street Jorunal, Apple po shikon për një pronë në Silicon Valley si një tokë testimi për teknologjinë e drejtimit autonom mbi të cilën ajo po punon, transmeton Tesheshi.

Lajmi mbi interesimin e Apple për blerjen e një parcele kaq të madhe toke ka si burim Victor Coleman, CEO i Hudson Pacific Properties.

Në një ngjarje, Coleman gjatë një konference mbi fitimet ka thënë që një numër i madh kompanish me emër të madh- që nga Toyota, te Google, te Apple- janë duke shikuar gjithmonë e më shumë për pjesë të mëdha pasurish të patundshme në zonën e Silicon Valley.

Kështu komploti që rrethon planet mitike të Apple për makinën e tij elektrike vazhdon të trashet. Një pikë tjetër interesi e konsideruar nga Journal është që Apple” është në proces zgjerimi të një skuadre (makine) që kishte 600 punëtorë vitin e kaluar…” Por ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë makinë kaq të përfolur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button