Vazhdojnë shkeljet izraelite ndaj Mesxhid-i Aksa-së

Njoftohet se një grup kolonësh hebrenj nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në murin rrethues të Mesxhid-i Aksa-së në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Përgjegjësi për shtypin i Administratës të Fondacioneve Islame të Jerusalemit, Firas ed-Debes, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha e “afërsisht 90 kolonë hebrenj, kanë hyrë në murin rrethues të Mesxhid-i Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite”.

Debes ndër të tjera ka pohuar se kolonët hebrenj kanë shëtitur për një kohë në Aksa dhe kanë kryer meshë fetare.

Hyrja e kolonëve hebrenj na Aksa nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë shkakton reagimet tek palestinezët. Për shkak se muslimanët kundërshtojnë këto lloj shkeljesh në Mesxhid-i Aksa shpeshherë përjetohen tensione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button