Gruevski: Samaras fajtor për moszgjidhjen e kontestit

Mundësitë për zgjidhjen e kontestit të emrit greko-maqedonas janë më të vështira këto 18 muajt e fundit, ndërsa që të vije deri tek zgjidhja duhet të ketë intervenime nga SHBA-të dhe shtete e fuqishme të Evropës, tha kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski për Financial Times.

Sipas Gruevski, qeveria e Greqisë dhe ajo e Maqedonisë kanë shënuar përparim në kohën kur kryeministër ishte Jorgos Papandreu gjatë vitit 2009 2011. 

Situata mund të debllokohet nëse Greqisë i bëjnë shtypje vendet si SHBA, Gjermania dhe Franca”, deklaroi Gruevski.

Siç shkruan Financial Times, Gruevski fajin ja gjuan Samarasit duke e akuzuar se po merr një pozicion më radikal që ndonjëherë Greqia e ka pasur ndaj kësaj cështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button