Dosja Panama, burimi “John Doe” i gatshëm ti ndihmojë prokurorët

Burimi i ”Dosjes Panama” deklaroi se do të mund të ndihmojë autoritetet të cilët në kthim të sigurimit të pacenueshmërisë për ata, kryejnë hulumtim në lidhje me dokumentet, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimi i cili prapa ”Dosjes Panama” përdor pseudonimin ”John Doe”, në deklaratën e dërguar në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ) pretendon se nëse i sigurohet pacenueshmëri ai do të mund të ndihmojë prokurorët.

Doe i cili thekson se asnjëherë nuk ka punuar për një shërbim të inteligjencës ose një shtet, potencoi se ai këto dokumente i ka nxjerrë me qëllim që të tërheqë vëmendje në “pabarazinë e të ardhurave” në botë.

Duke u shprehur se një nga çështjet më të rëndësishme që përcaktojnë epokën tonë është pabarëzia e të ardhurave dhe se zyrtarët shtetëror duhet të bëjnë më shumë për të gjetur zgjidhje për këtë problem, Doe shton se bankat, organet financiare dhe të taksave në këtë aspekt nuk arritën të tregojnë sukses.

Ai gjithashtu pretendon se në qoftë se arriten dokumentet të vërteta dhe nëse hulumtohen ata mundësisht të hapen mijëra hetime dhe se ai është i gatshëm për bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button