Pija drenazhuese dhe shfryrëse që kundërshton celulitin

Edhe celuliti është një fenomen qe ne një fare mënyrë mund ta quajmë demokratik, pasi godet te gjitha gratë, qofshin këto te shëndosha, por edhe te dobëta. Gjithashtu duhet te dini se celuliti nuk luftohet ne vetëm një jave. Celuliti duhet te luftohet gjate gjithë vitit.

Madje ne dimër edhe me shume, pasi ne këtë stinë konsumojmë me shume ushqime te yndyrshme, dhe ne radhe te pare pasi ne këtë stinë, ulim sasinë e ujit qe pimë. Me këtë rast, është vendi te themi se uji është një prej aleatëve tona ne këtë drejtim, ashtu sikurse edhe ushtrimet fizike. Por uji i vetëm nuk mjafton, ai duhet te shoqërohet edhe me disa ingredientë te tjerë, natyrale dhe ekonomike, lehtësisht te gjetshëm ne supermarket. Pija qe ju këshillojmë me poshtë është një recepture e Maria Papavasileiou, te cilën ajo e ka përshkruar ne revistën Elle. Veç te tjerave, kjo pije natyrale është njëkohësisht shume e pasur edhe me elemente antioksidantë dhe pastrues.

Për këtë do te na duhet: – 500 mililitra ujë natyral
– Një kastravec mesatar
– Një limon
– 2 luge xhenxhefil te freskët dhe te bluar imët
– 10 gjethe mente
Përgatitja: Presim ne feta kastravecin de limonin, i hedhim ato ne një kane me ujë ne sasinë e mësipërme, se bashku me xhenxhefilin dhe mentën. Kanën e leme për një nate ne frigorifer dhe ne mëngjes e pimë esëll. Bëjeni këtë gjë për çdo dite dhe do te merrni rezultatin e dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button