Tani rrudhat mund t’i parandalosh në këtë mënyrë

Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale për t’i parandaluar rrudhat, i keni gjetur ato. Besoni apo jo, kremrat e shtrenjtë, botoksi dhe serumet nuk janë opsionet më të mira. Hidhni një sy nga këto mënyra efektive pa kosto për parandalimin e krijimit të rrudhave.

Konsumoni yndyra të shëndetshme: Yndyrat e shëndetshme janë gjërat më të mira që mund t’i konsumoni për çdo ditë për të parandaluar shfaqjen e rrudhave. Kolagjeni është ai që i nxit qelizat e lëkurës që të duken pa rrudha. Yndyrat e shëndetshme janë të nevojshme për prodhim të duhur të kolagjenit dhe për mirëmbajtjen e lëkurës. Disa prej zgjedhjeve më të mira përfshijnë avokadot, bajamet, arrat, vajin e kokosit dhe atë të ullirit.

Zgjidhini produktet me mençuri: Zgjidhini vaj natyral të kokosit për ta fshirë grimin, si hidratues dhe si hidrantant. Do të shihni përmirësime të mëdha, ndërsa lëkura do të jetë pa substanca kimike. Përkundër asaj çfarë thuhet për produktet e shtrenjta, substancat kimike në to bëjnë më shumë dëm se mirë.

Flini mjaftueshëm: Kolagjeni, në fakt, prodhohet gjatë natës, pra gjumi i mjaftueshëm është esencial për prodhim të duhur të qelizave të lëkurës. Mungesa e gjumit gjithashtu kontribuon në depresion dhe sëmundje, gjë që e bën gjumin esencial për një stil të shëndetshëm të të jetuarit. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm në mënyrë që të luftoni rrudhat në mënyrën më të lehtë të mundur dhe njëkohësit të jeni më pak të stresuar.

Menaxhojeni stresin: Stresi e shpërbën kolagjenin në lëkurë, pra menaxhimi i niveleve të stresit është një prej mënyrave më të lehta e më të thjeshta për t’i parandaluar rrudhat. Menaxhimi i stresit mund të bëhet në shumë mënyra, duke e përfshirë jogën, shëtitjen në natyrë, pauzën nga rrjetet sociale dhe telefoni celular për disa orë. Pa marrë parasysh cilën e zgjidhni, mësohuni që ta menaxhoni stresin. shendeti+

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button