Përfolet edhe një model i ri Samsung Galaxy Note 6

Samsung pritet të lansojë smartfonët e ri Galaxy Note 6 dhe Note 6 Edge nga mesi i korrikut, ndërsa tani flitet edhe për një pajisje të tretë, Samsung Galaxy Note 5 Lite.

Sipas një raportimi të fundit, Samsung do të lansojë një version më të lirë të note 6 sivjet, në formë të Note 6 Lite, transmeton koha.net.

Ndryshimi kryesor në mes të Galaxy Note 6 dhe atij Note 6 Lite do të jetë ekrani, versioni Lite thuhet se do ta ketë ekranin Full HD me rezolucion 1920 x 1080 pixel ndërsa ai Note 6, Quad HD ose 4K.

Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime të tjera, si procesori dhe RAM, Note 6 pritet të ketë 6 GB RAM ndërsa ai Note 6 Lite 4GB.

Samsung thuhet se do të përdorë procesorin Qualcomm Snapdragon 823 në Note 6 ndërsa në Note 6 Lite atë Snapdragon 820.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button