Publicisti dhe analisti nga Shqipëria, Ilir Kulla

“Ali Ahmeti është në pozitë shumë të vështirë nga njëra anë i duhet të tregohet shtetar i përgjegjshëm dhe të kërkojë stabilitet dhe arsye për Maqedoninë nga ana tjetër duhet të ketë vëmendjen tek elektorati i tij shqiptar i cili është njëtrajtshmërisht i shqetësuar për situatën e krijuar.  Unë mendoj se në këto kushte Ali Ahmeti duhet të ndërmarrë një hap të guximshëm duke u bashkuar me PDSH në një koalicion panshqiptar në zgjedhjet e ardhshme dhe nga ana tjetër ai kështu krijon parakushtet e mosfraksionimit të mëtejshëm të elektoratit shqiptarë në Maqedoni. Lypset të marrë vendime të vështira, por të domosdoshme për qytetarët e vet më shumë sesa për BDI. Përsa i përket sesi do ngelet Ali Ahmeti në histori padyshim ai do të mbetet si Abaz Gjuka lideri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe si themelues i UCK në Kosovë. Natyrisht si gjithkush do ketë dridhjet e veta të periudhës së 15 viteve të fundit ku nga njëra anë i ka fituar të gjitha zgjedhjet, por nga ana tjetër është dashur të konsumojë kredibilitetin e vet për shkak të gabimeve që kanë bërë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij”, tha për Portalb.mk Kulla.

Një koment

  1. Ky Iliri mbase eshte analist i “madh”, por para se te flasesh ne televizor duhet te kujdesesh qe imazhi yt personal te jete i paster te mos neperkembet nga nje fare Ori qe ka mbushur te gjithe te njohurit e vet me thashetheme per ty dhe per prova qe ka kundra teje. behet fjale per prova “serioze” ne lidhje me personin tuaj. Zoti ilir Kulla, hollesite e kesaj lidhjeje jane shume te sikletshme per figuren tuaj per te cilen ke “paguar” kater vitet e fundit. nuk gjet asnje shqiptar qe te mos jete pre i shantazheve dhe mekateve te tij. po te te beje lolo nje femer si ajo eshte e turpshme. duke e lexuar kete shkrim si analist i madh qe je kujdesu qe figura jote te qendroje e paster. une nuk kam asnje interes ndaj jush dhe ndaj askujt por nuk pranoj qe dikush i jep vetes te drejten te gjykoje jeten personale te dikujt dhe ta demtoje figuren e tij kushdo qofte ky. nese ky mesazh ju arrin atehere jam i bindur se do ta kuptoni fare mire se behet fjale dhe e keni te qarte besoj se hollesite e thashethemit qe pritet ti shkoje shtypit se shpejti do te jene shume te sikletshme. keto te dhena jane marre nga bisedat ne rrethin e saj personal dhe sa per dijeni ai ambjent ka prej kohesh ne pergjim. diten e mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button