Ish deputeti dhe këshilltari i presidentit Boris Trajkovski, Mersel Bilalli

“Besoj se pushtetin efektiv në partinë e tij më shumë e kanë pas të tjerë, por që të gjithë bashkërisht si duket kanë qenë peng i ndokujt. E pafalshme do t’i mbetet asgjësimi ekonomik i pjesës shqiptare, që pasoj me qindra mijë të ri të larguar. Lëvdohej me gjëra boshe për të mbuluar dubiozitetin real. Në poste kyç shpesh afronte persona thellë të zhytur në krim, e kur ndokush keq përfundonte, ai distancohej se nuk është i partisë së tij. Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, strukturën intelektuale e mbanin larg vetes dhe e gjithë mbeti në nivel të diletantizmit. Politika u shndërrua në qëndrim ditor nëpër restorante duke mbledhë haraçe të zeza. Sa i përket euroatlantizmit, ajo ishte vetëm një demagogji e zbraztë. Asnjë pushtet i korruptuar nuk preferon vlera të demokracisë e drejtësisë. Madje preferon diç që i ngjanë putinizmit. Po të mos kishte qenë kjo strukturë RM që në vitin 2007 do të ishte në NATO, e që nga 2011 në BE (si FYROM). Por, jeta kështu e ka. Kur ndokujt i ke besuar diç të madhe, atij i ke dhënë një shpatë, me të cilën ose do të mbron ose do të vret”, tha për Portalb.mk, Bilalli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button