Maqedonia do të merr borxh të ri

Për më 10 maj, Ministria e Financave planifikon të merr borxh të rri. Ka publikuar prospekte për dy ankande për gjithsej 9.4  milionë euro. Nga të cilat 8.1 milionë duhet të jenë nëpërmjet bonove tre mujore me depozitë të këmbimit valutor. Kjo huamarrje nuk është e lidhur me borxhet e vjetra, njofton Portalb.

zadolzuvanje_1_0

Përndryshe, zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov, disa ditë më parë në një njoftim ka thënë se ritmi i debisë duhet që të ulet, transmeton Portalb.

Në njoftim theksoi se Ministria e Financave në ankandin e të martës të bonove dhe obligacioneve shtetërore nuk arriti që të regjistrojë shumën që e pretenduar mbi bazë të prospekteve të publikuara më 26 prill të këtij viti. Sipas Naumov, ministri i Financave me siguri do të tentojë që mungesën ta kompensojë me ankandin e ardhshëm ku nuk do të ketë skadim të afateve për kthimin e debive. Në njoftim përmend se asnjë nga vendimet në Ministrinë e Financave nuk ka pajtueshmëri prej tij dhe se procedura para Gjykatës Administrative për borxhin në tregun vendor ende nuk ka përfunduar.

VMRO­-DPMNE-­ja në një reagim me shkrim të deklaratës së zëvendësministrit plotësues të Financave për theksoi se Kire Naumov sërish tenton ta manipulojë opinionin duke krijuar pakënaqësi dhe panik. “Shkalla e interesit të letrave shtetërore me vlerë në kohën e LSDM-­së ka qenë edhe mbi 11 përqind. Do të thotë nëse tani shkalla është rreth dy për qind, atëherë madje mbi 11 për qind”, kanë thënë nga VMRO­-DPMNE-­ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button