Rusia po formon 3 garnizone të reja kundër NATO-s

Ministri i Mborjtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, përkundër rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në afërsi të Rusisë, tha se vendi i tij do të formojë 3 garnizone të reja deri në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur gjatë një takimi në Moskë, Shoygu tha: ”Ne si Ministri e Mbrojtjes po marrim masa shtesë përkundër rritjes së pranisë së NATO-s në afërsi të Rusisë. Deri në fund të vitit do të formohen 3 garnizone të reja, 2 në perëndim të vendit dhe 1 në jug.”

Ndërkohë sipas lajmeve të mediave vendase thuhet se garnizonet e reja pritet të formohen në Rostov, Smolensk dhe Voronej. Secili prej tyre pritet të ketë një kapacitet prej 10 mijë ushtarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button