Maqedoni, ja kur do të kthehen temperaturat e ngrohta

Moti këto ditë kryesisht do të jetë i ngjashëm, pra me vranësira mestarë, erë dhe reshje të shiut. Gjatë orëve të paradites pritet që të ketë reshje të shiut, gjatë ditës pritet që të reshurat të ndalojnë dhe të ketë erë të përforcuar veriore, ndërkaq gjatë orëve të mbrëmjes pritet që të ketë përsëri reshje të shiut, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 6 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 19 gradë celsius.

Meteorologët paralajmërojnë që gjatë vikendit moti do të jetë më stabil, gjegjësisht do të ketë periudha të gjata të diellit. Moti i thatë dhe i ngrohtë, ashtu si[ njoftojnë meteorologët, do të zgjasë një javë, ndërkaq më pas pritet që përsëri të ketë reshje të shiut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button