UKM do të ndajë 240 bursa në vitin mësimor 2016/2017

Universiteti i Shkupit “Kiril dhe Metodi” të shtatin vit me radhë, në vitin mësimor 2016/2017 do të ndajë 240 bursa për kandidatët më mirë të ranguar gjatë regjistrimit në ciklin e parë të studimeve.

Vendimin e solli Senati i Universitetit në mbledhjene 39-të të mbajtur më 28 prill të këtij viti.

Sipas vendimit në secilin fakultet për 10 kandidatët më mirë të ranguar në rang-listat përfunimtare të kandidatëve të pranuar në kategorinë e studentëve të rregullt të ciklit të parë të studimeve, do t’u ndahet bursë një vjeçare.

Nga UKM informojnë se Fakultetet po përgatiten për gjeneratën e re të studentëve dhe presin që kandidatët ta bëjnë zgjedhjen e vërtetë dhe ta vazhdojnë arsimimin në një nga programet e ofruara studimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button