Mustafa: Liberalizimi i vizave së shpejti, por nuk e di datën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dashur të flas rreth asaj se të mërkurën do të vendoset ose jo për liberalizimin e vizave për Kosovës, duke thënë se ai nuk dëshiron të marrë përsipër se kur do të vendos Komisioni Evropian.

Mustafa nga Budapesti i ka thënë televizionit publik, se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ia ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Së shpejti Komisioni Evropian do të marrë vendim, tani unë nuk kisha dashur të marrë përsipër se kur do të vendos Komisioni Evropian, por besoj që kjo do të ndodhë së shpejti”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button