Përleshje afër tubimit të Donald Trump në Kaliforni

Mijëra protestues e kanë bllokuar trafikun jashtë një vendtakimi në Kaliforni, ku kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po mbante një tubim, transmeton Gazeta Express.

Një makinës së policisë i janë thyer xhamat, përderisa Trump po mbante fjalim brenda një salle në “Orange County Fairgrounds” në Kosta Mesa, transmeton Gazeta Express.

Njëzet persona janë arrestuar.

Donald Trump është zotuar se nëse ai zgjidhet president në nëntor, atëherë do t’i dëbojë miliona emigrantë ilegal.

Por, Trump përballet me kundërshtim të fortë në disa pjesë të Kalifornisë, posaçërisht në mesin e latineve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button