Botoks natyral me vetëm 3 përbërës

Me kalimin e viteve fillojnë të shfaqen edhe shenjat e para të plakjes në fytyrë. Nuk keni nevojë të shpenzoni para për krem anti –plakje, kur mund ta gjeni atë në shtëpinë tuaj.

Përbërësit që ju duhen janë natyralë, pa kemikate duke i dhënë freski fytyrës tuaj dhe njëkohësisht eliminon rrudhat në fytyrë.

Krejt çka ju duhet është:
1 lugë gjelle kos
5 lugë gjelle lëng karrote
1 lugë gjelle miell misri

Përzieni me kujdes 1 lugë gjelle miell misri në një gjysmë gote me ujë. Shtoni 100 ml ujë të vluar dhe përzieni mirë deri sa të bëhet një masë homogjene.
Lëreni të ftohet pak dhe pastaj shtoni kosin dhe lëngun e karrotës. Përzieni mirë e mirë. Pastroni fytyrën dhe pastaj aplikoni këtë përzierje. Lëreni të qëndrojë 26-30 minuta.
Pastaj, shpërlajeni fytyrën dhe aplikoni krem hidratues.Pjesën tjetër ruajeni në frigorifer.
Për rezultate më të mira, përdorni tri ditë me rradhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button