Në mungesë të opozitës, deputetë të PDK-së e LDK-së “grinden” mes vete
Vetëm 52 deputetë ishin në sallë në nisje të seancës së sotme të Kuvendit.
Për të vazhduar seancën, kuorumin PDK-së e LDK-së ia bëri Lista Serbe, raporton KTV.
Me kërkesë të shefit të deputetëve të PDK-së, u ndryshua rendi i ditës, i përcaktuar nga kryesia.
Elif Tokmak është zgjedhur anëtare e bordit të RTK-së.
Anita Morina Saraçi, ish-deputetja e LDK-së, dhe Abit Hoxha u zgjodhën anëtarë të komisionit të pavarur për media.
Është zgjedhur drejtori i autoritetit rregullator të shërbimeve të ujit, ndërsa ka dështuar të zgjidhet edhe nëndrejtori, për të cilin përsëritet konkursi.
Konkursi do të përsëritet edhe për një anëtar të KPK-së sepse as Xhevdet Halili e as Rexhep Gashi nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme.
Seanca e Kuvendit do të vazhdojë të premten në orën 10:00.