Presidencialet në SHBA, Trump fiton të 5 shtetet, Clinton në 4

Donald Trump fitoi me lehtësi në 5 shtetet verilindore  që votuan të martën, duke shkuar më pranë zgjedhjes si kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, njofton TCH.

Në anën tjetër, Hillary Clinton arriti të fitojë në 4 shtete, Kënektikat, Delauare, Mariland dhe Pensilvani, ndërsa në Rode Ajlënd ishte Bernie Sanders ai që triumfoi.

Rivalët e miliarderit njujorkez tashmë e kanë larguar vëmendjen nga veri-lindja, për t’u fokusuar në zona të tjera. Kështu, Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju Meksiko.

Trump e dënoi këtë lëvizje duke e cilësuar si shenjë të pozitës së dobët të tyre dhe të dëshpërimit. Ai e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trumpin” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”.

Gjatë një takimi elektoral në shtetin e Indianës, ku zgjedhjet paraprake zhvillohen javën tjetër, Ted Cruz e pranoi se ai nuk do të fitonte në ndonjë prej shteteve të martën, por u tha mbështetësve të tij të mos mendojnë se ai nuk ka shanse, pasi ai pret të dalë mirë në Indiana javën tjetër dhe në Nebraska, më 10 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button