Erdogan: Nëse nuk përgjigjemi me luftë të përbashkët kundër sektarizmit nuk mund të sigurojmë paqen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Forumin e 7-të Global të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së tha se “pavarësisht suksesit të arritur të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, është shumë larg për të arritur objektivat që përbëjnë qëllimin kryesor të krijimit” raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse nuk përgjigjemi me luftë të përbashkët kundër sektarizmit nuk mund të sigurojmë paqen. Nëse këtë luftë të përbashkët nuk e bëjmë kundër racizmit nuk mund të luftojmë me terrorizmin”, tha Erdogan.

Presidenti turk shtoi se “Ne nuk mund ti ndajmë njerëzit ‘nga kjo racë, apo nga ajo racë‘. “Nuk mund ti ndajmë njerëzit ‘ky është i bardhë, ky është i zi‘. Ne jemi të detyruar që njerëzit përballë nesh ti duam të gjithë si njerëz dhe ti shohim si njerëz të të gjithë racave. Ja kjo e formon themelin e paqes në botë”, tha ai.

Erdogan duke vënë në dukje se pavarësisht suksesit të arritur të aleancës ne duhet të pranojmë së bashku të vërtetën ai theksuar se “Si komunitet ndërkombëtar jemi ende shumë larg në arritjen e objektivave të cilat përbëjnë qëllimin e krijimit të aleancës. Fatkeqësisht ende nuk kemi tejkaluar paragjykimet e rrënjosura, qasjen e cila ndan në themel rrënjët dhe kulturat si dhe besimet e njerëzve të cialt janë shtytës për krijimin e aleancës së qytetërimeve. Me rrymat radikale dhe në luftën kundër terrorizmit e cila ushqehet nga këto rryma nuk kemi mundur të tregojmë majftueshëm pritshmëritë në luftën e vendosur dhe të përbashkët”.

“Asnjë fe, besim, dhe asnjë kulturë e ndërgjegje nuk miraton cenimin e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Veçanërisht fjala islam e ka kuptimin fe e paqes. A mund të lejojë terrorizmin një fe e cila në emrin e saj ka kuptimin paqe? Në fenë tonë terrorizmi nuk ka kurrë vend dhe gjithashtu këto organizata kryesisht DAESH të cilat kanë dalë në pah në emër të islamit nuk kanë asnjë lidhje të afërt apo të largët me islamin”, ka thënë mes tjerash presidenti Erdogan.

Pasi është shprehur se “nuk kemi mundur të gjejmë zgjidhje ndaj padrejtësive dhe pabarazive si dhe konflikteve politike të cilat kanë ushqyer drejtpërdrejtë mjedisin e dhunës presidenti turk tha: “Dhimbjen që kemi përjetuar nga shpërthimet e bombave të njëpasnjëshme në të gjtiha vendet si në Siri, Irak, Nigeri, Francë, Pakistan, Turqi, Belgjikë, Spanjë nuk kemi mundur ta kthejmë në një qasje, shprehi dhe veprim të përbashkët”.

Erdogan në fjalën e tij tha se “Njerëzia filloi të flasë se ‘çfarë po bëjmë‘ kur turpi i fëmijës Ajlan doli në bregun e detit. Po, deri në atë moment ku ishin? Që prej 6 vitesh njerëzit po vriten në Siri. Vetëm numri i njerëzve që ne kemi marrë nga Egjeu dhe Mesdheu deri tani ka arritur në 100 mijë. I kemi shpëtuar ata nga vdekja. Aktualisht në vendin tonë ndodhen 3 milionë refugjatë nga Siria dhe Iraku. Ata vijnë si miq dhe na falënderojnë”, tha presidenti Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button