Putini “vjen” edhe në Shqipëri: hapet një media ruse në gjuhën shqipe

Pas depërtimit të fortë në thuajse të gjithë Ballkanin me lëvizje të fshehta dhe subversive, Moska duket se po hyn edhe publikisht me propagandë klasike në botën shqiptare, shkruan portali tesheshi.com.

Këto ditë, një media që transmeton papushim propogandë mbi fuqinë ushtarake të Moskës është shpërndarë në gjuhën shqipe.

Quhet “Rusia Sot” dhe si fillim është hapur si rrjet social që merr lajme dhe spunto nga disa media të rëndësishme të propagandës që Putin shpenzon miliona euro, si Sputniknews.

“Rusia Sot”, por në versionin anglisht (Rusia Today), është televizioni i fuqishëm rus i shpërndarë më satelit në të gjithë botën ku emetohen imazhe të rregulluara të Vladimir Putinit dhe makinës ushtarake ruse.

Edhe “Rusia Sot”, megjithëse ka shumë pak ditë që ka dalë në eter, shpërndan në gjuhën shqipe lajme të llojit të mediave propogandë ku theksohet se armët ruse jua kalojnë atyre amerikane etj.

“Sistemi raketor S-400 bën nul projektin amerikan 1 trilion $ të avionit luftarak stealth F-35. Komponentët e një sistemi S-400. Një batalion i këtij sistemi përbëhet nga 8 tuba lëshues, 1 qendër kontrolli, radarët dhe 16 raketa sulmuese (kosto ~ 500 milion $)”, theksohet në një postim të kësaj faqeje. Por edhe më poshtë jepen kryesisht lajme të industrisë ushtarake ruse ku i thurren lavde efiçencës dhe kostos më të ulët të prodhimit.

“Rusia Sot” shfaq edhe një karikaturë ku paraqitet ariu rus i rrethuar nga “oktapodi” NATO, ndërkohë që po lexon gazetën brenda shtëpisë së tij. Dhe shtëpia e “Ariut” nuk është vetëm Rusia, por të gjithë territoret e dikurshme të Bashkimit Sovjetik.

Si foto-profil është flamuri i Rusisë, kurse në cover ndodhen disa dekorata të vjetra të BRSS-së.

Në infon për këtë faqe që shkruhet se është media në shqip, theksohet se nuk ka lidhje zyrtare me televizionin Rusia Today.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button