GDOM kërkoi ndalim të punës së disa organizatave qytetare dhe partive politike

Organizata për mbrojtjen e Maqedonisë (GDOM), ka kërkuar që përkohësisht ta ndalojë punën e disa partive politike dhe organizatave qytetare, transmeton Portalb.

“Do të kërkojmë kërkesë deri te Gjykata Kushtetuese që njëkohësisht të ndalohet puna e të gjitha shoqërive qytetare, fondacione dhe partive politike që për moment e shembin Maqedoni”, tha, Aleksandar Pandov në tubimin e kundër-protestuesve të organizuar nga GDOM më 21 prill përpara Kuvendit.

Për kundër-kundër protestën e 21 prillit ende gjithandej po flitet. Kundër-protesta u organizua nga “GDOM”, iniciativa e disa figurave publike maqedonase nga fusha të ndryshme, të cilët dalin në mbrojtje dhe favorizojnë politikat e pushtetit aktual, njofton Portalb. Pjesë të kësaj iniciative janë edhe figurat kontraverse si aktori Toni Mihajllovski dhe gazetari Milenko Nedellkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button