Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mbahet në fund të majit në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë Sesionin e Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në datat 27 – 30 maj 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë, ky sesion do të mbledhë së bashku në Tiranë rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues. Mësohet se temat e diskutimeve në këtë asamble jdo të jenë kryesisht për çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe për raportet e përgatitura nga Komisionet e Asamblesë.

Sesionet në datat 28 dhe 29 maj do t’iu dedikohen takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s si: Komisioni Politik, Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.

Seanca plenare më 30 maj do të drejtohet nga Michael Turner, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button