Intel do të pushojë nga puna 12 mijë punonjës në mbarë botën

Menaxhmenti i kompanisë amerikane Intel ka njoftuar se deri kah mesi i vitit të ardhshëm do të pushojë gjithsej 12 mijë të punësuar në sektorët në mbarë botën, që është 11 përqind e fuqisë së përgjithshme punëtore të këtij gjigantit të teknologjisë.

Në një deklaratë të kompanisë thuhet se reduktimet janë të nevojshme në kuadër të rikonstruimit të planifikuar të biznesit dhe se në të ardhmen kompania gjithnjë e më shumë do të punojë në zhvillimin e teknologjisë së internetit dhe smart telefonave.

Ata theksojnë se Intel gjithnjë e më pak do t’i përkushtohet punës në fushën e prodhimit të kompjuterëve desktop dhe do të fokusohet në trendet, dhe kështu do të bëhet kompania më profitabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button