AAK dhe Nisma thërrasin VV-në t’i bashkohet protestës

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të marrë pjesë në protestën e thirrur nga këto dy parti për 14 maj.

Nitaj ka thënë se nëse VV-ja e do largimin e qeverisë LDK-PDK, ajo duhet të dalë në protestë.

“Nëse e ka me shpirt dhe është e vendosur, Vetëvendosja le të dalë në protestën e ardhshme”, ka thënë Nitaj në “Click” të RTV 21.

Edhe deputeti Hoti ka bërë thirrje që aktivistët dhe zyrtarët e VV-së të protestojnë më 14 maj.

“I lutem Vetëvendosjes që t’i bashkohen protestës së AAK-së dhe Nismës”, ka thënë Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button