Në flakë malet e Marevcit dhe Butovcit

Një pjesë e maleve të fshatit Marevc të Komunës së Prishtinës ka tre ditë që është kapluar nga flakët. Po ashtu zjarri e ka përfshirë edhe pjesën e malit në fshatin Butovc.

Në vendin e ngjarjes prezent janë zjarrfikësit, të cilët po mundohen ta lokalizojnë zjarrin, njofton Klan Kosova.

Po ashtu për ta vëzhguar ngjarjen nga afër, ka dalë edhe ekipi i sektorit të emergjencave të Komunës së Prishtinës, së bashku me drejtorin Ibush Kelmendi.

Sipas policisë, zjarri nuk ndodhi si pasojë e nxehtësisë, por nga dora e njeriut, me ose pa qëllim, me pikënisje nga lagjja e Canajve dhe ka vazhduar duke u lidhur më tutje edhe në pjesë të tjera.

13007166_1561766290787782_8121894291251074229_n 13016848_1561768204120924_1103742943_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button